Mblodhi 19 mijë vota për PDK-në, Ramiz Lladrovci: Faleminderit Drenas

- Bota Sot

Mblodhi 19 mijë vota për PDK-në, Ramiz Lladrovci: Faleminderit Drenas

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar një fitore të thellë në komunën e Drenasit, duke marrë 74.62% të votave në zgjedhjet e fundit. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), PDK ka marrë 19,014 vota, duke lënë pas me diferencë të madhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që ka siguruar 4,382 vota ose 17.20%.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falëndeuar banorët e komunës që ai udhëheq, për këtë rezultat të arritur.

“Të dashur miq, dashamirë, anëtarë të PDK-së, drejtues politikë e institucionalë lokal e qendror. Ju falënderoj të gjithëve për përgëzimet dhe urimet lidhur me arritjen tonë të madhe, në zgjedhjet qendrore. Të gjithëve ju falënderoj, për mesazhe dhe telefonata, megjithatë, për shkak të ngarkesës, jo të gjithëve kam mundur t’u përgjigjem siç e meritoni”, ka shkruar Lladrovci.

Përveç falënderimit, ai ka bërë edhe një përshëndetje speciale.

“Ju përshëndes nga Drenasi, bastion i PDK-së, zemra e Kosovës!”  



Lexoni të gjitha në Bota Sot