Luis Enrique: PSG nuk duhet ta nënvlerësojë Brest

- Bota Sot

Luis Enrique: PSG nuk duhet ta nënvlerësojë Brest

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka bërë thirrje për përqendrim maksimal para përballjes së Champions League kundër Brest, duke theksuar se skuadra e tij nuk duhet ta marrë lehtë këtë sfidë.

Dy skuadrat do të përballen të martën në mbrëmje.

"Jemi të vetëdijshëm se kjo është një përballje e veçantë, sepse luajnë dy klube franceze dhe vetëm një do të kalojë tutje. Ne jemi favoritë, por futbolli është plot surpriza", ka thënë Enrique në konferencën për shtyp të hënën.

Ai ka vlerësuar Brest për sezonin e kaluar të suksesshëm, që i ka siguruar një vend në Champions League. 

"Brest ishte një nga ekipet më të mira në Francë sezonin e kaluar. Si shpërblim, arritën të luajnë në Champions League dhe u kualifikuan me paraqitje mbresëlënëse. Në aspektin futbollistik, nuk e di çfarë do të ndodhë të martën. Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe çfarë do të thotë për klubin. Ekipi që luan më mirë nuk fiton gjithmonë. Brest mund të na shënojë gola, prandaj duam të përgatitemi sa më mirë", ka thënë ai. 

Spanjolli është shprehur se PSG duhet ta bëjë maksimumin për të siguruar kualifikimin, duke e konsideruar Champions League një objektiv madhor.

"Champions League është një kompeticion i rëndësishëm për ne. Do të jenë dy ndeshje nga nëntëdhjetë minuta dhe duhet të fitojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi të përqendruar vetëm në fitore", ka thënë tekniku i PSG. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot