Shkëndija i nis përgatitjet për ndeshjen kundër Vardarit në Shkup

- Bota Sot

Shkëndija i nis përgatitjet për ndeshjen kundër Vardarit në Shkup

Pas fazës kryesore të përgatitjeve në Antalia, ekipi i Shkëndijës është kthyer në Tetovë, ku do të zhvillojë pjesën finale të përgatitjeve për gjysmëstinorin pranveror.

Stafi teknik u ka dhënë lojtarëve dy ditë pushim (e diel dhe e hënë), ndërsa të martën ekipi rikthehet në stërvitje me fokus të plotë te ndeshja e parë zyrtare e vitit 2025.

Kuqezinjtë do të përballen me Vardarin të dielën në Shkup, në një duel klasik të futbollit vendor, që gjithmonë sjell rivalitet të madh.

Skuadra do të zhvillojë stërvitjet përgatitore në Tetovë gjatë javës, duke analizuar dhe përmirësuar aspektet e nevojshme për këtë përballje të rëndësishme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot