Si pritet të rreshtohet Juvja në Champions

- Bota Sot

Si pritet të rreshtohet Juvja në Champions

Skuadra fituese nuk ndryshon. Kjo është filozofia që e ndjekin shumë trajnerë dhe Tiago Mota në dy përballjet e fundit që i dhanë pikë të plota.Megjithatë, sot ndaj PSV-së ai pritet të bëjë disa ndryshime të vogla mes mesfushës dhe sulmit ku Teun Kopmeiners pritet të lihet në stol. Di Gregorio pritet të luajë në portë, ndërsa Timoti Ueah do të ketë sërish besimin e trajnerit për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Në krahun e majtë do të vendoset Savona pasi Kambiazo nuk është në dispozicion.

Në qendër dyshja Gati-Veiga. Lokateli do të ketë çelësat e mesfushës, ndërsa bashkë me të para mbrojtjes do të rikthehet Kefren Turam që i merr vendin Kopmeinersit.

Në sulm Randal Kolo Muani do të ketë sërish një fanellë titullari pas momentit fantastik që po kalon, ndërsa pas shpinës së tij konfirmohen Jildiz e Mekeni me ndryshimin e vetëm, Konseisao në vend të Niko Gonzalezit.

Megjithatë, Mota ka disa dyshime të vogla në prag të sfidës së sotme ku një fanellë titullari mund t’i besohet edhe Duglas Luizit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot