U fal tifozët dhe sulmuesin kryesor!

- Bota Sot

U fal tifozët dhe sulmuesin kryesor!

Për ndeshjet mes Sëlltikut dhe Bajernit të Mynihut, UEFA ka bërë gjithçka që skuadra skoceze të jetë sa më e plotë.

Ditën e sotme është mësuar se goleadori i Sëlltikut, Daizen Maeda, do të jetë në fushë edhe pse u dënua me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori në Bernë përballë Jang Bojs ku i ishte autort i një faulli të ashpër në dëm të Mohamed Ali Kamara. Në fillim kryesori i tregoi kartonin e verdhë japonezit, por pas ndërhyrjes së VAR-it masa ishte e rreptë dhe sulmuesi u largua direkt nga fusha. Më pas UEFA e dënoi me dy takime pezullim.

Njëri prej takimeve ishte ai me Aston Vilën dhe tjetri duhet të ishte dueli i parë me Bajernin. Por sot gjithçka ka ndryshuar pasi UEFA i ka falur dënimin.

Ky lajm i mirë për Sëlltikun ishte i dyti i ardhur nga UEFA, e cila vetëm pak ditë më parë fali tifozët e skuadrës duke i lejuar që të udhëtojnë drejt Mynihut për takimin e kthimit. Siç dihet Sëlltiku ishte dënuar që të luante pa tifozë në transfertën e radhës pasi kishin përdorur mjete piroteknike në më shumë se një rast në takimet e mëparshme.

Të njëjtin dënim Bajerni i Mynihut mori vitin e kaluar në prag të sfidës me Arsenalin, por edhe pse klubi i bëri apel UEFA-s që ta shlyente këtë duke paguar një shumë eurosh përgjigja e qeverisë së futbollit europian ishte negative duke detyruar Bajernin të luante pa mbështetës në “Emirates”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot