Skënderbeu niset me “frikë” drejt Elbasanit

- Bota Sot

Skënderbeu niset me “frikë” drejt Elbasanit

Tirana dhe Skënderbeu do të përballen këtë të diel për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 16:30.

Të dy këto ekipe janë në kërkim të pikëve jetike në këtë moment të kampionatit. Bardheblutë mbajnë vendin e parafundit pra të 9-tin me 23 pikë, ndërsa korçarët me 20 pikë mbyllin tabelën e klasifikimit.

Megjithatë Tirana në sfidën e së dielës favorizohet nga e shkuara.

Në 24 ndeshje në shtëpi ose si pritëse, kryeqytetasit kanë triumfuar 13 herë përballë Skënderbeut. Në 5 raste kanë fituar korçarët, ndërsa mes skuadrave sfida ka përfunduar 6 herë në barazim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot