Arsyeja e trishtuar pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin në fanellën e tij

- Bota Sot

Arsyeja e trishtuar pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin në fanellën e tij

Kapiteni i Liverpool-it mban emrin e tij të parë në pjesën e pasme të fanellës.

Arsyeja e vërtetë pse kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, nuk e vendos mbiemrin në fanellën e tij është zbuluar – dhe është vërtet prekëse.

Të mërkurën në mbrëmje, Arne Slot do të përballet me një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit të tij të parë si trajner i Liverpool-it, teksa luan ndaj Everton-it në derbin e Merseyside.

Para ndeshjes, disa nga lojtarët më me përvojë të Liverpool-it me siguri do ta kenë përgatitur trajnerin e ri për atmosferën armiqësore që e pret në “Goodison Park”.

Dhe ndoshta nuk ka njeri më të përshtatshëm në klub për ta mësuar Slot-in rreth derbit sesa bashkëkombësi dhe kapiteni i ekipit, Van Dijk.

Duke qenë pjesë e Liverpool-it për shtatë vjet, Van Dijk është një nga lojtarët me më shumë kohë në skuadrën e Slot-it, me mbi 300 paraqitje për “The Reds”.

Një gjë që u ka rënë në sy tifozëve gjatë gjithë kësaj kohe është vendimi i holandezit për të vendosur emrin e tij të parë në fanellë, në vend të mbiemrit, siç bëjnë zakonisht futbollistët.

Por një anëtar i afërt i familjes ka zbuluar më parë se arsyeja pse Van Dijk vendosi të mos përdorë mbiemrin ka të bëjë me marrëdhënien e tij me babanë.

Duke folur për The Sun në vitin 2018, xhaxhai i tij, Steven Fo Sieeuw, tha:

“Babai i tij u nda nga nëna dhe tre fëmijët, përfshirë Virgilin. E vërteta është se babai i tij nuk ishte i pranishëm për shumë vite të rëndësishme, dhe nëna e tij është heroina e vërtetë e kësaj historie.

Nuk e heq mbiemrin e babait nga fanella pa një arsye, dhe Virgil e ka bërë shumë të qartë se si ndihet”, tha ai.

Edhe pse arsyeja për largimin e mbiemrit është e trishtueshme, kjo nuk e ka ndikuar në performancën e tij në fushë, pasi ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer me Liverpool-in.

Në shtatë vitet e tij në Anfield, Van Dijk ka fituar tetë trofe, përfshirë Premier League dhe Champions League.

Gjatë kësaj periudhe, 33-vjeçari ka fituar gjithashtu disa çmime individuale, përfshirë UEFA Best Player in Europe në vitin 2019.



Lexoni të gjitha në Bota Sot