Lippi në mbështetje të Juventusit

- Bota Sot

Lippi në mbështetje të Juventusit

Marcello Lippi ka komentuar situatën e Juventusit në një intervistë ekskluzive për DAZN, në prag të supersfidës kundër Interit, të dielën. “Juventusi ka nisur një rrugë të re dhe i duhet kohë.

Duket një rrugëtim i vështirë për skuadra si Juve, Inter dhe Milan, që gjithmonë luftojnë për kreun”, – tha ish-trajneri i Italisë.

Duke folur për Thiago Motta, ai u shpreh: “Është një trajner i aftë, i përqendruar dhe i përkushtuar ndaj punës së tij. Por, pas Allegrit, prisja një figurë që do t’i tërhiqte më shumë tifozët”.

Lippi, i cili ka drejtuar si Juventusin, ashtu edhe Interin, komentoi dhe situatën e Vlahovic: “Kam pasur raste të ngjashme gjatë karrierës. Gjithmonë iu kam dhënë besim edhe lojtarëve, që ndoshta nuk e meritonin në atë moment, por që kishin treguar vlera në të kaluarën”.

Sa i përket Simone Inzaghit, ai tha: “Nuk mund të them kush është trajneri më i mirë italian, por mes më të mirëve janë patjetër Inzaghi dhe Conte. Kur arrin shumë rezultate të rëndësishme, fiton edhe më shumë vetëbesim e siguri”.

Duke kujtuar sukseset e tij, veçanërisht fitoren e Kupës së Botës 2006, Lippi shtoi: “Nuk mendoj se kam bërë histori, por ndihem krenar që kam qenë pjesë e saj.

Ajo fitore ishte e jashtëzakonshme, sepse krijuam një grup të bashkuar, si nga ana teknike, ashtu edhe njerëzore. Nuk do të kisha hequr dorë nga asnjë prej atyre lojtarëve”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot