Partizani "katapulton" sulmuesin nga ekipi B

- Bota Sot

Partizani "katapulton" sulmuesin nga ekipi B

Partizani ditën e sotme nuk është ndalur vetëm tek rinovimi i Gjergji Kotes.

Klubi i kuq ka zyrtarizuar një lojtar të ri, por që e njeh ambientin.

Mohanad Mando katapultohet nga skuadra B tek ekipi i parë.

Sulmuesi ka spikatur me Partizanin B në Kategorinë e Tretë dhe kjo ka bërë që kryeqytetasit mos të mendohen 2 herë dhe ta gradojnë më lartë futbollistin e huaj.

Siriani e njeh mentalitetin e të kuqve dhe përshtatja nuk duket e vështirë me taktikat e Veselinoviq.

22 vjeçari i talentuar ka firmosur me “Demat” për 2 vite e gjysmë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot