Guirassy mund Vinicius dhe Pavlidis, është ai futbollisti i javës në Champions

- Bota Sot

Guirassy mund Vinicius dhe Pavlidis, është ai futbollisti i javës në Champions

UEFA shpalli lojtarin më të mirë të dy ditëve të kompeticionit!

Pas publikimit të formacionit më të mirë të javës së Champions League, UEFA shpalli edhe lojtarin më të mirë të dy ditëve të kompeticionit.

Ky është Serhou Guirassy i Borussia Dortmundit, i cili përfundoi përpara Vinicius Junior të Real Madridit, Vangelis Pavlidis të Benficas dhe Igor Paixao të Feyenoord.

Formacioni i javës: (4-4-2) Donnarumma (PSG); Read (Feyenoord), Upamecano (Bayern Monaco), Gatti (Juventus), Svensson (Borussia Dortmund); Paixao (Feyenoord), Vitinha (PSG), Bellingham (Real Madrid), Vinicius Junior (Real Madrid); Pavlidis (Benfica), Guirassy (Borussia Dortmund).



Lexoni të gjitha në Bota Sot