Kapen dy serbë me 510 kilogramë mjaltë të padeklaruar, vlera e tyre rreth 5 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

Kapen dy serbë me 510 kilogramë mjaltë të padeklaruar, vlera e tyre rreth 5 mijë euro
Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave te autorizuara kufitare, në fshatin Kokaj të Gjilanit janë ndaluar dy automjete me targa serbe, me shoferë shtetas të Serbisë.
Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur 20 kova me rreth 510 kilogramë mjaltë  të cilat nuk kishin dokumente përcjellëse.

Vlera e tregut është rreth 5000 euro.

“Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit