Komentatori Andin Lokaj gjatë fillimit të ndeshjes Juventus – Inter, blëri skandl të madh duke e fyer publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Ky ishte skandal i madh.
ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus - Inter
ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.
Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.
ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.
ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.
ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen.