Babai raporton në polici se dy vajzat e tij janë zhdukur në Malishevë

- Gazeta e Prizrenit

Babai raporton në polici se dy vajzat e tij janë zhdukur në Malishevë

Një burrë nga Malisheva ka raportuar në polici se dy vajzat e tij janë zhdukur.

Ai ka deklaruar se ato kanë dalë nga shtëpia të shtunën më 15 shkurt dhe nuk janë kthyer.

Denoncimi i rastit u bë të nesërmen më 16 shkurt.

Policia tashmë i ka nisur hetimet.

Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit