Amorim flet për situatën e Eriksen

- Bota Sot

Amorim flet për situatën e Eriksen

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka shpjeguar se klubi po tregohet shumë i kujdesshëm me Christian Eriksen pas situatës së tij me zemrën. 

Pavarësisht se pritej që të ishte titullar, Eriksen nuk u ftua fare për ndeshjen ndaj Tottenhamit për shkak se ishte sëmurë. 

Me një skuadër të përgjysmuar dhe me tetë lojtarë të akademisë në bankën rezervë, United pësoi humbje me rezultat 1-0 dhe zbriti në pozitën e 15-të në tabelë. 

Pas përfundimit të ndeshjes, Amorim shpjegoi se ata nuk mund të ndërmerrnin ndonjë rrezik për shëndetin e mesfushorit. 

“Eriksen e ka situatën me zemrën dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të, por nuk ka të bëjë me zemrën”. 

“Vetëm po them se rrahjet e zemrës duhet të kontrollohen sepse ai ka temperaturë”, ka thënë Amorim. 

Reprezentuesi danez ra pa ndjenja gjatë Euro 2021 në ndeshjen ndaj Finlandës dhe qysh prej atëherë ai ka qenë duke luajtur me një pajisje të vendosur në zemër. 

Eriksen u rikthye në Ligën Premier tek Brentfordi dhe paraqitjet e tij ishin aq të mira sa e bindën Unitedin ta transferojnë si lojtar të lirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot