Ylli i Real Madridit, Federico Valverde, ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Uruguajani, kishte veshur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje të Realit dhe u pyet se çfarë ndjenje ishte.
“Të jesh kapiten i Real Madridit është një nder i madh, krenari e jashtëzakonshme”.
Është gjithashtu një presion i mirë. Unë vazhdoj të mësoj nga të gjithë kapitenët dhe të jem në gjendje të fitoj më shumë respekt çdo ditë”, u shpreh Valverde.
Kujtojmë se Real Madridi, do të përballet në ndeshjen e kthimit të fazës playoff të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, në “Santiago Bernabeu”, që zhvillohet nesër në orën 21:00..