Sulmuesi kolumbian i Liverpullit, Luis Diaz thuhet se dëshiron të luajë në të ardhmen e afërt me klubin katalunas, Barcelona. Sipas gazetës katalunase “Sport”, Luis Diaz dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko është një admirues i madh i Diazit dhe beson se ai do të jetë i përshtatshëm për pozicionin e sulmuesit të majtë të ekipit.
Ndërkohë, presidenti i Barçës, Zhoan Laporta do të preferonte të nënshkruante me Rafael Leao, një lojtar që e ka admiruar prej kohësh. Barcelona e di se do të duhet të shpenzojë mbi 70 milionë euro për të arritur ndonjë nga objektivat e tyre të ëndrrave sulmuese, përveç Niko Uiliams.
Sa i përket Hansi Flik, burimet thonë se ai është i kënaqur me skuadrën e tij dhe do të diskutojë përforcimet e reja vetëm kur të përfundojë sezoni.
Gjermani nuk ka preferenca të qarta sulmi pasi është i impresionuar me Rafinja, Lamine Jamal dhe Robert Levandovski.