Partizani nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. “Demat” prej 4 javësh nuk e njohin fitoren në Superiore, rezultate këto që i kanë zbritur nga vendi i parë në të 4-tin.
Skuadra pas largimeve të shumta nuk ka më stabilietet dhe vazhdimësi, me Aleksandar Veselinovic që nuk po gjen dot një formacion që t’i sigurojë fitoret. Por jo vetëm kaq, pasi të kuqtë kanë patur edhe mungesa të rëndësishme.
Gjergji Kote dhe Blessing Eleke prej javëhs nuk janë të gatshëm për shkak dëmtimesh, teksa me shumë gjasa do të vazhdojnë të mungojnë edhe minimalisht 2-3 javë. Kjo do të thotë që Veselinovic pret rikthimin e tyre për të ndryshuar diçka te kryeqytetasit.
Serbi shpreson shumë te aftësitë e tyre dhe për këtë dëshiron nga stafi mjekësorë që të bëjnë maksimumin për rikthimin e tyre sa më të shpejtë, në mënyrëe që të ndihmojnë skuadrën. Si Kote ashtu edhe Eleke shihen si “asi nën mëngë” për Veselinvovic dhe tashmë mbetet të shihet se cila do të jetë performanca e tyre pas rikthimit.