Dembele është kthyer në “makineri golash”

- Bota Sot

Dembele është kthyer në “makineri golash”

Javët e fundit, Luis Enrique duket se ka gjetur formulën perfekte për Paris Saint-Germain-in e tij.

Në qendër të gjithçkaje është Ousmane Dembélé, shpesh i kritikuar ashpër për mungesën e mprehtësisë para portës.

Ish-lojtari i Barcelonës ka zëvendësuar më së miri Kylian Mbappe dhe po tërheq parizianët bashkë me golat e tij, duke shkatërruar rivalët që i dalin përpara.

Në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në Champions League, francezi ka shënuar 6 gola dhe në Ligue 1 shifrat e tij janë po aq të çmendura, me 11 gola në 7 ndeshjet e tij të fundit.

Në mënyrë të pashmangshme, paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë bujë në Francë dhe Nicolas Anelka e vlerësoi lojtarin në një intervistë për RMC Sport:

Jam i lumtur për të, është kritikuar për statistikat e tij. Tani shënon shumë gola dhe shpresoj që kjo rrugë të vazhdojë dhe ta dërgojë PSG-në sa më larg”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot