Eliminoi Atalantën nga Championsi, trajneri i Brugge: Përpara ndeshjeve flas me nënën time!…

- Bota Sot

Eliminoi Atalantën nga Championsi, trajneri i Brugge: Përpara ndeshjeve flas me nënën time!…

Nicky Hayen është një nga trajnerët më të përfolur të momentit.

Tekniku 44-vjeçar bëri surprizën e madhe në Champions League, duke eliminuar Atalantën.

Club Brugge që ai drejton, mposhti italianët në të dyja ndeshjet, duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Pas kualifikimit, Hayen habiti me deklaratën e tij, duke treguar një ritual të veçantë para ndeshjeve.

“Përpara ndeshjeve, gjithmonë flas me nënën time që ka ndërruar jetë katër vite më parë.

E bëj shumë herë. Vitin e kaluar, para “play off” i thashë që doja të arrija diçka të çmendur dhe në fund fitova kampionatin.

Nuk jam fetar, por kjo është e rëndësishme për mua. Më duhet të besoj se ekziston dhe vërtetë besoj se nëna ime po na ndihmon”, tha Hayen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot