Sulmuesi portugez i Milan, Rafael Leao, në një rrëfim për mediat ka folur për marrëdhënien që ka me Zlatan Ibrahimoviç. “Ibra gjithmonë më tregon se si janë gjërat, kur jam mirë dhe kur nuk jam mirë”, tha Leao.
25-vjeçari shprehet se e vlerëson shumë marrëdhënien me suedezin, që e ka si një mentor në jetën e tij:
“Ai është një person shumë i rëndësishëm për mua, ai më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë”.
Deklaratë që erdhi pas eliminimit të Milan në Champions League, pas barazimit 1-1 ndaj Feyenoord. Ndërkohë që, para asaj ndeshje Ibrahimovic u shpreh se pret më shumë nga Leao, me të cilin edhe ka luajtur te Milan.
“Fjalët e tij janë të rëndësishme sepse ai ka luajtur, ai e di se çfarë do të thotë të jesh kampion. Shpesh në vend të kësaj dëgjoj komente nga njerëz që nuk kanë luajtur kurrë futboll”, tha Rafael Leao.