Hoxha shënon për triumfin e Maqedonisë së Veriut U17

- Bota Sot

Hoxha shënon për triumfin e Maqedonisë së Veriut U17

Maqedonia e Veriut e ka mposhtur me rezultat 1:0 Bosnjën dhe Hercegovinën U-17.

Futbollisti shqiptar, Ditmir Hoxha, vulosi fatin e kësaj ndeshje miqësore.

Ndeshja është zhvilluar në Shkup përkatësisht në kompleksin e FFM-së.

Pas humbjes me rezultat 1:3 në ndeshjen e parë, këtë herë skuadra e trajnerit Dimitar Kapinkovski ka luajtur më mirë dhe kjo rezultoi me fitore. 

Hoxha shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kjo gjeneratë do të niset për në Skoci muajin e ardhshëm, në datat 19, 22 dhe 25, ku do të luajë një turne së bashku me kombëtaret e Lihtenshtajnit dhe Rumanisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot