Yann Sommer i Interit ka pësuar një thyerje të gishtit të madh, gjë që do ta mbajë jashtë fushës për të paktën tre javë. Interi konfirmoi lëndimin e portierit zviceran me një deklaratë zyrtare të enjten.
“Yann Sommer iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Istituto Humanitas di Rozzano.
Të cilat zbuluan një frakturë në gishtin e madh të tij të djathtë”, thuhet në njoftimin e Interit.
Nuk dihet ende koha e rikuperimit të Sommer, por mediat në Itali raportojnë se ai pritet të mungojë rreth tri javë.