Ja sa vota mori ish - kapiteni i Shqipërisë për deputet në Kosovë

- Bota Sot

Ja sa vota mori ish - kapiteni i Shqipërisë për deputet në Kosovë

Mërgim Mavraj, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ishte kandidat për deputet nga Koalicioni për Familje në Zgjedhjet e vitit 2025 në Kosovë.

Pasi janë numruar të gjitha votat preliminare, është mësuar se ish-mbrojtësi “kuqezi” ka marrë 1806 vota, shkruan Indeksonline

Numër ky i vogël për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në Koalicionin për Familje, më i votuari ishte Eman Rrahmani, që mori plotë 12 mijë e 809 vota.

Mavraj i cili ishte kapiten te Kombëtarja e Shqipërisë pas pensionimit të Lorik Canës, u largua nga futbolli gjatë vitit 2022 sa ishte 35-vjeçar. Ai ishte te skuadra e Turkgucu Munch kur vendosi të tërhiqej nga futbolli.

Tani 38-vjeçar, Mërgim Mavraj dikur luajti për skuadrat e njohura gjermane, si: Hamburgu, Ingolstadi, Greuther Furthi, Bochumi, Kolni dhe Darmstadti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot