Sociedad kualifikohet në të tetën e finales

- Bota Sot

Sociedad kualifikohet në të tetën e finales

Skuadra e Sociedadit ka shënuar fitore me rezultat 5:2 ndaj Midtjylland-it nga Danimarka në takimin e kthimit të play-off-it të Europa League në futboll.

Ndeshje më shtatë gola. 

Sociedadi e ka fituar edhe takimin e parë me 2:1 në konak të Midtjylland-it.

Për vendasit realizuan Mendez (5), Suçiç (18 e 45+2), Oyarzabal (73) e Oskarsson (90) dhe për udhëtuesit realizuan Buksa (24) e Osorio (38). 

Dani Silva është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 70-të duke lënë me një lojtar më pak skuadrën daneze.

Sociedadi është kualifikuar në të tetën e finales.



Lexoni të gjitha në Bota Sot