Van Persie pritet të emërohet trajner si skuadrës së madhe evropiane

- Bota Sot

Van Persie pritet të emërohet trajner si skuadrës së madhe evropiane

Ish- sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Robin van Persie pritet të emërohet trajner i ri i Feyenoordit.

41-vjeçari aktualisht është në krye të Heerenveen, puna e tij e parë në menaxhim, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare në maj të vitit 2024.

Nën drejtimin e holandezit, Heerenveen aktualisht është i teti në ligën holandeze Eredivisie, duke luftuar për të përfunduar në vendet që dërgojnë në garat evropiane.

Ata duket se do të vazhdojnë atë betejë pa shefin e tyre aktual, pasi “ESPN” që raporton se Van Persie do të marrë hapin drejt Feyenoordit.

Njoftimi pritet në ditët në vijim, ndërsa Van Persie do të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot