Pavarësisht momentit “JO” të mirë që Partizani po kalon në kampionat ka edhe lajme të mira për Aleksandar Veselinovic. Kjo pasi afrimi i merkatos së verës tashmë ka nisur përgatittjet me skuadrën.
Fjala është për Blessing Eleke, i cili siç duket ka hedhur prapa krahëve dëmtimin e marrë disa javë më parë dhe tashmë ka nisur të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.
28-vjeçari ka një eksperiencë të konsiderueshme dhe shumë shpejt pritet të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i Christian Mbaa.
Sigurisht Eleke do t’i duhet pak kohë sa të gjejë formën e vet dhe në klub po tregohne të duruar, pasi kujtojmë sulmuesi prej 7 muajsh nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare.
Gjtihsesi drejtuesit shpresojnë shumë te rikthimi i mirë i tij dhe kanë besim se do të arrijë rezultatet të rëndësishme.