Trepça “89 ka treguar cilësitë e veta duke i shkaktuar debakël me rezultat 3:0 Drenicës në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Mitrovicasit treguan angazhim e lojë të mirë, duke arritur tre pikë të rëndësisë së madhe në luftë për kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi A.
Futbollisti Souza është trim i ndeshjes duke shënuar në minutën e 15-të e të 23-tën dhe Leku (51’) vulosi rezultatin përfundimtar, 3:0.
Pas javës së 16-të Drenica kryeson me 34 pikë e Trepça”89 është në pozitën e tretë me 29 sosh.