De Bruyne nuk startoi ndaj Real Madridit, Guardiola: Ishte vendim teknik

- Bota Sot

De Bruyne nuk startoi ndaj Real Madridit, Guardiola: Ishte vendim teknik

Man City u eliminua të mërkurën mbrëma nga Real Madridi në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Në fushë nga minuta e parë nuk ishte mesfushori i Cityt, Kevin de Bruyne, duke shkaktuar dyshime për ndonjë lëndim.

Mirëpo, tani trajneri i Citizens Guardiola ka sqaruar se pse nuk e futi mesfushorin belg në formacionin fillestar.

Trajneri spanjoll u shpreh se ishte një vendim teknik, teksa theksoi se ai ende mund të luajë në ndeshje të mëdha.

“Kevin De Bruyne nuk startoi kundër Real Madridit, pasi mora një vendim teknik. Ai nuk u lëndua. Vendimet. Vendimi im.

Po, sigurisht që ai ende mund të luajë në ndeshje të mëdha… luajti kundër Madridit në shtëpi, sigurisht që mund të luajë”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot