Barcelona është treguar mjaftueshëm dinake për të siguruar shërbimet e një prej qendërmbrojtësve më të kërkuar në Europë me parametra zero.
Bëhet fjalë për Jonathan Tah, i cili ka edhe 4 muaj kontratë me Bayer Leverkusen dhe më pas mund të largohet i lirë.
Për lojtarin e kombëtares gjermane ka shfaqur interes veçanërisht Bayern, aq sa në verë dukej e kryer lëvizja e shtatlartit në skuadrën bavareze.
Gjërat ndryshuan shpejt, sepse Hansi Flick hyri në lojë dhe i ndryshoi mendjen mbrojtësit.
Barcelona dhe Tah ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, por janë në proceset e fundit të bisedimeve.
Eksperti i merkatos, Christian Falk, shkruan se nuk ka asnjë mundësi që Tah të rinovojë me “Aspirinat”, pasi i ka njoftuar drejtuesit se do të largohet në fund të sezonit.