Vardari i Shkupit ka befasuar në udhëtim, duke e mundur me rezultat 2:0 kampionin në fuqi, skuadrën shqiptare Struga Trim Lum,
Ndryshe nga pjesa e parë, në të dytën kishte më shumë emocione. Ka pasur raste nga të dyja palët dhe asnjëra skuadër nuk ka arritur të shënojë deri në minutën e 76-të.
Më pas një aksion i Vardarit që filloi nga mesi, më pas një krosim në anën e majtë për Zakariqin, i cili e qetësoi bukur topin dhe nga 7-8 metra realizoi për 0:1.
Kampioni nuk arriti të rikuperohej nga ky gol, dhe shumë shpejt pësojnë edhe tjetrin. Ishte minuta e 81-të kur një aksion i gjatë u materializua nga i sapo i futuri Mato, i cili shënoi për 0:2.
Pas javës së 20-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum zë vendin e pestë me 32 pikë e Vardari të nëntin me 16 sosh.