Soue dhe Zeqiri dhurojnë spektakël

- Bota Sot

Soue dhe Zeqiri dhurojnë spektakël

Rizespori arriti një përmbysje dramatike ndaj Samsunspor me rezultatin 2:3, ku protagonistë u bënë ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue si dhe futbollisti shqiptar i Kosovës, Altin Zeqiri. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për Samsunsporin e Mujës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, miqtë përmbysën gjithçka duke shënuar plot 3 herë.

Fillimisht autogoli i Satka në minutën e 52-të, rihapi sfidën, ndërkohë që Soue në minutën e 86-të dhe Zeqiri në minutën e 88-të i dhuruan 3 pikë të arta Rizesporit me golat e tyre. 

Për Soue, ky ishte goli i tretë radhazi në kampionat dhe i 12 në 24 ndeshje, ndërsa për Zeqirin, ishte i pari në 15 ndeshje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot