Suksesi ndaj Egnatias, Gjoka i lumtur: I merituam plotësisht 3 pikët!

- Bota Sot

Suksesi ndaj Egnatias, Gjoka i lumtur: I merituam plotësisht 3 pikët!

Tekniku i Skënderbeut, Ernest Gjoka u shpreh i lumtur pas fitores 1-0 ndaj Egnatias.

“Mendoj që ishte fitore e merituar, futbollistët dhanë gjithçka, kjo është ajo që po kërkojmë, sigurisht nuk është e lehtë duke pasur parasysh renditjen. Sot bëmë një ndeshje të mirë, perfekte dhe nuk di të kemi bërë ndonjë gabim. Detyrohesh ndonjëherë të gabosh dhe të jesh në presion për rezultatin, por të detyron kundërshtari. Por ne arritëm të menaxhonim shumë mirë edhe 10 minutat e fundit.

Nikaj kishte kohë të gjatë që nuk aktivizohej, sot bëri deri diku një lojë të mirë. Juri menaxhon lojën, driblon, por duhet të jetë në interes të skuadrës. Duhet ti jepnim kohën Naserit, qëlloi që ishte sëmurë 2 javë, është një blerje e rëndësishme. Lojtarët janë por varet nga mundësitë, lojtarët duan kohën e vet pas rikthimit nga dëmtimet.

Që në ardhjen time, nuk mendoj që Skënderbeu duhet të ishte në këtë pozicion në tabelë, po bëj më shumë se sa duhet për të kaluar këtë ngërç, është e vështirë dhe shumë e vështirë se fitojnë edhe rivalët tanë për mbijetesën. Penalltia është penallti, por mesa duket spo na le rehat dhe fati. Por sot ishte dhe fati me ne”,



Lexoni të gjitha në Bota Sot