Ekipi i Mario Mitajt hedh hap të sigurt drejt titullit

- Bota Sot

Ekipi i Mario Mitajt hedh hap të sigurt drejt titullit

Al Itihadi dhe Al Hilali janë përballur sot një në duel që mund të rezultojë vendimtar në garën për titullin kampion.

Verdhezinjtë kanë fituar me goleadë 4-1 ndaj kundërshtarit të drejtpërdrejtë për vendin e parë. Leonardo tundi rrjetën i pari për Al Hilalin në minutën e 23-të, por festa e tij zgjati pak.

Kadeshi barazoi shifrat në minutën e 29, ndërsa më pas Bergvijni (45’, 51’) dhe Benzemaja (86’) përmbysën ndeshjen në 4-1.

Me këtë fitore, ekipi i Mario Mitajt shkon në kuotën e 55 pikëve, duke thelluar diferencën me Al Hilalin në 7 pikë. Një hap i rëndësishëm për Al Itihadin në garën për titullin kampion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot