Conceicao premton

- Bota Sot

Conceicao premton

Milan mori një humbje të papritur në shtëpi mbrëmjen e djeshme përballë Torinos në transfertë.

Sfida përfundoi me rezultatin 2-1 për këta të fundit, teksa për kuqezinjtë bëhet i vështirë misioni Champions.

Megjithatë, pas përfundimit të sfidës trajneri i “Djallit”, Sergio Conceicao ka folur hapur.

AI është shprehur se sezoni ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se do të punojë ditë e natë për të arritur vendin e katërt.

“Dua t’ju them diçka vërtetë me zemër. Nuk ka përfunduar sezoni.

Ne jemi këtu për të arritur në vendin e katërt. Do të jem në Milanelo për të punuar ditë dhe natë. Nuk më intereson asgjë, do të punoj çdo orë për vendin e katërt”, është shprehur Conceicao.



Lexoni të gjitha në Bota Sot