Drejtuesit e Manchester Utd “të lodhur” me legjendat e të shkuarës

- Bota Sot

Drejtuesit e Manchester Utd “të lodhur” me legjendat e të shkuarës

Drejtuesit e rinj të Manchester Utd janë akuzuar rëndë javët e fundit për politikat e reja ekonomike.

Siç dihet me ardhjen e “INEOS Group” në krye të skuadrës së njohur përveç punëtorëve të ndryshëm janë larguar edhe legjenda të klubit.

Njëri prej tyre ishte edhe Sër Aleks Ferguson, i cili kishte funksion ambasadori dhe paguhej rreth 2 milionë stërlina.

Mediet anglze kanë raportuar se njëri prej figurave kryesore të INEOS, Sër Dejv Brailsford u ka thënë bashkëpunëtorëve të ngushtë se është i lodhur duke dëgjuar për mënyrën se si dominoi skuadra e Sër Alkes Ferguson për dy dekada Premier Ligën.

Ditën e nesërme numri një i “INEOS Group”, vetëm shtatë muaj pasi mori kontrollin e plotë të klubit, ka lajmëruar një tjetër mbledhje ku do të lajmërojë mbylljen edhe të 200 vendeve të tjera pune në “Old Trafford”.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Ratklif kishte vendosur që të largonte plot 250 punëtorë nga klubi me justifikimin se ky vendim kishte si qëllim të bënte klubin efiçent dhe funksional.



Lexoni të gjitha në Bota Sot