Tiago Mota kërkon menjëherë reagimin nga lojtarët e tij pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe sfida e radhës është në transfertën e Kaljarit sot në orën 20:45.
Sa i përket formacionit, lajmi më i rëndësishëm është rikthimi i Kenan Jildiz me një fanellë titullari duke ulur në stol Niko Gonzalezin.
Porta do t’i besohet të përhershmit Di Gregorio, ndërsa në mbrojtje zgjedhjet janë pothuajse të detyruara. Ueah e Kambiazo nga krahët, ndërsa në qendër do të vendoset dyshja Gati-Keli.
Në mesin e fushës Manuel Lokateli ulet në stol dhe në vend të tij rikthehet Thuram që do ta bëjë repartin bashkë me Kopmeinersin.
Në repartin e avancuar sakaq Konseisao, Jildiz e Mekeni do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Kolo Muani. Sa i përket balotazheve, Mota po studion edhe Mbangulën që nga minuta e parë.