Përmbysje dramatike, mbrojtësi shqiptar shënon golin e tretë në kampionatin turk

- Bota Sot

Përmbysje dramatike, mbrojtësi shqiptar shënon golin e tretë në kampionatin turk

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ishte protagonist te skuadra e Alaniasporin, në përmbysjen dramatike nga 0 me 2 në 3 me 2 ndaj Adana Demirspor, sfidë kjo e vlefshme për javën e 25-të të elitës së futbollit turk.  

30-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar për 2 me 2 në minutën e 68-të.

Ky ishte goli i tretë në kampionat për Hadërgjonajn.

Ai në 23 takimet e luajtura ka dhuruar edhe 2 asist, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës turke.



Lexoni të gjitha në Bota Sot