Roma në top formë – vazhdon më fitore dhe ngjitje në Serie A

- Bota Sot

Roma në top formë – vazhdon më fitore dhe ngjitje në Serie A

Roma ka shënuar fitore ndaj Monzas me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së 26-të të Serie A. 

Romanistët e nisën mirë takimin duke shënuar që në start. 

Eldor Shomurodov asistoi te Alexis Saelemaekers që shënoi për 1-0 në minutën e 10-të. 

Në minutën e 32-të, Roma shtoi epërsinë në 2-0 ku Matias Soule asistoi te Eldor Shomurodov. 

Pjesa e dytë ishte e njëjtë, me Romën që ishte më kërkuese. 

Rezultati shkoi në 3-0 në minutën e 73-të, kur Bryan Cristante asistoi te Angelino, i cili gjeti rrjetën. 

Krejt në fund edhe r Bryan Cristante shënoi për 4-0, duke mbyllur takimin. 

Roma me këtë fitore vazhdon ngjitjen, kur me 40 pikë mban vendin e nëntë, vetëm dy pikë larg garave evropiane. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot