Galatasaray ka bërë të ditur se do të bëjë ankesë në UEFA dhe në Federatën Turke të Futbollit për një deklaratë që portugezi e dha pas derbit mes tyre, e të cilën Galata e konsideron raciste.
“Në stolin e Galatasarayt po kërcenin si majmunët”, tha Mourinho.
Kjo shkaktoi olemika të mëdha në opinionin sportiv dhe publik në Turqi, ku shpejt nisi reagimi i gjerë “Thuaj JO racizmit”.
Galatasaray, që aktualisht kryeson kampionatin me gjashtë pikë epërsi ndaj Fenerbahçes, ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke kërkuar ndëshkim për portugezin.