Jeta e trishtë e Lucas Perezit

- Bota Sot

Jeta e trishtë e Lucas Perezit

Lucas Perez, sulmuesi i ri i PSV Eindhoven, foli për El Partidazo de Cope. Galiciani shpjegoi nënshkrimin e tij deri në fund të sezonit me skuadrën holandeze dhe foli edhe për largimin e tij të vështirë nga Deportivo.

Po ashtu edhe vështirësitë e tij të shumta familjare. “Prindërit më kanë braktisur kur isha 2 vjeç dhe tani më kërkojnë para”, ka rrëfyer Lucas në mënyrë që njerëzit të kuptojnë arsyen pse u largua nga klubi i jetës së tij.

Një histori e vështirë familjare…

"Unë jam rritur nga gjyshërit e mi, prindërit e babait tim. Kur isha dy vjeç, prindërit e mi më lanë në një jetimore, sepse nuk mundën, ose nuk donin të kujdeseshin për mua. Këtë sezon, mora një ankesë nga babai im, që kërkonte të paguaja mbështetjen e fëmijëve për pjesën tjetër të jetës së tij. Që atëherë, kalova disa muaj derisa u largova nga Deportivo për shkak të stresit të madh të jetës sime.

Kur nënshkroa për Arsenalin, nëna ime gjithashtu më dërgoi një burofax, duke kërkuar para... por ajo nuk mund ti kërkojë, sepse nuk është e listuar në kujdestarinë e përbashkët. Gjyshërit e mi kërkuan kujdestarinë dhe, më vonë, gjyshja ime lejoi babain tim të më merrte përsipër”.

Lamtumirë Deportivo…

"Unë po largohem sepse çështja me babain tim vazhdon. Unë e kam takuar atë disa herë këtë Krishtlindje dhe nuk është një përvojë e këndshme. Duke qenë se situata në klub nuk ishte e duhur, sepse nuk ndihesha i vlerësuar apo i mbështetur, vendosa të largohem. Por të jem i sinqertë po ju them se e kam të vështirë të largohem.

Duke thënë se do të bëja një pushim, mora një letër nga klubi që më kërkonte të nënshkruaja një angazhim me shkrim me ta. Mendoj se ata nuk e dinë se çfarë do të thotë Deportivo për mua dhe kur ka dyshime të tilla, gjëja më e mirë për të bërë është të largohesh”.

"Mediat bënë dëme, i bënë jehonë një gënjeshtre dhe gënjeshtrat i kanë këmbët shumë të shkurtra. Unë nuk kam bërë teste mjekësore me Rajon, nuk jam takuar dhe nuk kam folur kurrë me Rajon. Më 22 janar, kur ndërpreva kontratën me Deportivo, u tha gjithashtu se po e bëja për arsye financiare, kur nuk kam shkuar kurrë në Deportivo për para.

Unë nuk jam takuar me asnjë klub. Askush nuk më ka telefonuar dhe nuk kam telefonuar askënd. Kur largohem nga Deportivo fokusohem të pastroj kokën dhe të përqendrohem në situatën time personale që më ka lënduar shumë dhe më ka ndikuar shumë".

Duke qenë në Madrid…

"Cili baba nuk dëshiron të jetë afër djalit të tij? Padyshim që unë dua të jem afër, por nëse puna ime nuk e lejon... Unë tashmë isha larg tij. Ajo që ndodhi është se ata i kanë bërë jehonë një gënjeshtre dhe unë jam pjesërisht fajtor që i kam lejuar ta blejnë atë gënjeshtër. Personi që ka lëshuar atë informacion e ka bërë për të më lënduar mua."

"Oferta erdhi më 30 janar dhe në atë kohë nuk isha në gjendje të nënshkruaja me ta dhe kështu u thashë. Ata më shkruanin çdo javë dhe më thanë se ishin gati për çdo gjë, se do të më prisnin. Kam pasur oferta nga klube të tjera, por ato nuk ishin si ajo e PSV-së. Nuk kam menduar të tërhiqem sepse e dua shumë futbollin."



Lexoni të gjitha në Bota Sot