Shkakton polemika të forta në Gjermani

- Bota Sot

Shkakton polemika të forta në Gjermani

Koreografia e shpalosur nga tifozët e Këln përpara ndeshjes me Fortunën e Dyseldorfit ka hapur mjaft polemika në Gjermani. Drejtues të lartë të klubit mik kanë dënuar homologët e tyre te Këlni pasi gjithçka ka ndodhur nën “hundën” e tyre.

“Rivaliteti mes klubeve njihet, por mendoj se gjithçka ka limit. Por kjo koreografi, me një thikë në fyt, them se ishte e pavend edhe për shkak të ngjarjeve të fundit në vendin tonë. Ishte gjithashtu krejtësisht e papërshtatshme", tha drejtori sportiv i Fortunës, Klaus Allofs për “Kölner Stadt-Anzeiger”.

Mbështetësit e Këlnit kishin shpalosur një koreografi në të gjithë pjesën jugore në “Müngersdorfer Stadion”. Ajo tregonte një figurë të veshur me një kravatë që mbante një thikë në qafë. Më poshtë shkruheshin fjalët “Fati nuk është dhuratë nga perënditë”.

“Ne nuk pamë asgjë diskriminuese dhe gjithashtu nuk pamë thirrje për dhunë. Këto janë thjesht ide tifozësh, të cilat kanë shumë rivalitet me njëra-tjetrën”, tha drejtori sportiv i Këlnit, Kristian Keler.



Lexoni të gjitha në Bota Sot