Një lajm i mirë për Chelsean para ndeshjes së sotme ndaj Southamptonit.
Fofana, pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme, ndonëse trajneri Enzo Maresca kishte thënë se do të mungonte për një kohë të gjatë.
Fofana, kishte pësuar një lëndim në dhjetor, në ndeshjen ndaj Aston Villës.
Francezi, i është bashkuar Chelseat në vitin 2022 nga Leicester City, mirëpo nuk arriti të tregonte formën e tij ideale shkaku i lëndimeve, ku kishte humbur të tërë sezonin 2023-24.