Alarmohet Real Madridi

- Bota Sot

Alarmohet Real Madridi

Real Madridi është duke punuar për nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold tash e një kohë dhe nga klubi besojnë se një marrëveshje me të tashmë është e kryer.

Mbrojtësit anglez kontrata me Liverpoolit i përfundon në fund të sezonit dhe besohet që ai do të marrë rrugën drejt “Santiago Bernabeut” si lojtar i lirë gjatë kësaj vere.

Nuk ka fare dyshime nëse Arnold mund të jetë zëvendësuesi perfekt i dyshes që tashmë po “plaken”, Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez.

Megjithatë, klubit të Realit mund t’iu kenë kujtuar disa mangësi që ka 26-vjeçari në fitoren prej 2-0 të Liverpoolit ndaj Manchester CItyt.

Ai kishte një ndeshje goxha të vështirë me Jeremy Dokun e Manchester Cityt, duke u dribluar 11 herë – më së shumti që është dribluar një lojtar në Premierligë që nga sezoni 2015/16.

Raportimet spanjolle thonë se kjo paraqitje mund të jetë si një paralajmërim për Realin për t’ia qartësuar edhe mbrojtësit se ku duhet të përmirësohet, nëse vendos që t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

Real Madridi është me fat se e ka Dani Carvajalin ende në ekip, i cili mund të shërbejë edhe si një “mentor” për Arnoldin.

Në rast të rikthimit të tij nga lëndimi i ACL-së që e pësoi në tetor, Carvajali mund të përdoret në ndeshjet e mëdha, ndaj anësorëve të rrezikshëm, derisa aty mund të paraqitet edhe Fede Valverde.



Lexoni të gjitha në Bota Sot