Skuadra e Southamptonit ka pak shpresa për të mbijetuar në Premier League.
Chelsea sonte fundosi edhe më shumë Southamptonin në renditje.
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 në takimin e javës së 27-të.
Golat i realizuan Nkunku (24), Neto (36), Colwill (44) e Cucurella (78’).
Southamptoni është në fund të tabelës me 9 pikë.
Chelsea tani për tani zë vendin e katërt me 46 pikë të mbledhura.