Llapi rrëzon Malishevën, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

- Bota Sot

Llapi rrëzon Malishevën, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Llapi i Podujevës ndezi në momentin e duhur përkatësisht në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Një gol vendosi fituesin e kësaj sfide.

Në minutën e 45+2 futbollisti Ardit Tahiri shënoi pas asistimit të Arbnor Ramadanit.

Llapi është kualifikuar në gjysmëfinale, ndërdsa Malisheva paketoi valixhet për në shtëpi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot