Një Tiago Mota shumë i ashpër u shfaq përpara mikrofonave të “Mediaset” pas humbjes befasuese të Juventusit kundër Empolit, e cila solli eliminimin e “bardhezinjve” nga Kupa e Italisë. Trajneri italo-brazilian kritikoi ashpër ekipin e tij, veçanërisht për qëndrimin e treguar në fillim të ndeshjes.
“Turp! Ndihem i turpëruar për atë që pamë në pjesën e parë, shpresoj që lojtarët e mi të ndjejnë të njëjtën gjë. Qëndrimi ishte i turpshëm. Ndoshta faji është i imi, sepse nuk i kam bërë lojtarët të kuptojnë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe të veshjes së fanellës së Juventusit. Bëmë gabime dhe për këtë arsye nuk shkuam në gjysmëfinale”.
Mota shprehet për atë se çka nuk i pëlqeu te Juventusi.
“Shpresoj që kritikat të jenë të forta, tifozët madje ishin të sjellshëm me ne për atë që treguam në pjesën e parë. Shpresoj në një reagim nga këta lojtarë, sepse po e përsëris: ndihem i turpëruar për atë që pashë nga skuadra ime, edhe pse mund të kem bërë gabime dhe vetë.
Sonte pashë një skuadër që pret shumë gjëra pa e merituar. Kjo më dhemb dhe më bën të ndihem keq për punën time. Tani duhet t’ia rinisim nga e para, duke dhënë gjithçka në stërvitje, duke luftuar për njëri-tjetrin dhe respektuar vendin e historinë ku ndodhemi,” tha mes tjerash Mota.