Arteta: Ne humbëm dy pikë

- Bota Sot

Arteta: Ne humbëm dy pikë

Arsenali humbi pikë të konsiderueshme në garën për titullin në Premier Ligë pasi barazoi 0-0 me Notingam Forestin, ndërsa rivalët e tyre,  Liverpulli arritën një tjetër triumf për të rritur epërsinë në krye të tabelës në 13 pikë.

Trajneri i skuadrës londineze, Mikel Arteta, nuk e humb optimizmin se ekipi i tij do të fitojë një trofe.

Spanjolli nuk beson se beteja është e humbur as në Angli dhe ka ende ndeshje të Ligës së Kampionëve.

“Jam i zhgënjyer që nuk fituam. Ne dominuam, nuk u lejuam asgjë. Por përsëri na mungoi cilësia në përfundim.

Për ne sfida mbetet e njëjtë. Pyetja është se sa mund të bëjmë. E njëjta pyetje u bë një javë, dy, tre muaj më parë.

Ne humbëm dy pikë, që është e dhimbshme, por nuk po heqim dorë nga një trofe. Ne kemi përpara Ligën e Kampionëve, një kompeticion shumë i bukur”, tha Arteta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot