Derbi përballë Dinamos

- Bota Sot

Derbi përballë Dinamos

Tirana dhe Dinamo do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 17:00.

Ndërkohë klubi bardheblu ka postuar në rrjetet sociale një foto ku rikujton tifozët se ndeshja e radhës do të jetë pikërisht përballë dinamovitëve në Elbasan.

Ndërkohë që krah njoftimi, këtë herë Tirana ka zgjedhur të vendosë sulmuesin nigerian, Abel Abah.

Klubi bardheblu ka zgjedhur pikërisht sulmuesin 22-vjeçar si një shenjë “kërcënimi” për Ilir Dajën dhe ekipin e tij.

Kujtojmë se Tirana ndodhet në vendin e parafundit me 26 pikë, ndërsa Dinamo me 44 të tilla mban vendin e 3-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot