Ndeshjet do të luhen të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Pas shkëputjes së imponuar nga ndeshjet e ekipit kombëtar në Nations League, rikthehet këtë fundjavë kampionati i futbollit të vajzave në Shqipëri.
Ndeshjet e javës së 11-të do të luhen të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Tri prej ndeshjeve do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa dy të tjerat ditën e diel. Teuta do të presë Apoloninë në Durrës, në orën 12:00, ndërsa në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe sfida Egnatia – Laçi. Sakaq, në orën 15:00 do të luhet ndeshja tjetër e javës, Kinostudio – Vllaznia.
Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera, gjithashtu në orën 12:00. Gramshi do të përballet me Tiranën në një sfidë mjaft emocionuese, ndërsa Lushnja do të presë në shtëpi ekipin e Partizanit.
Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave
Teuta – Apolonia, 1 mars, ora 12:00
Egnatia – Laçi, 1 mars, ora 12:00
Kinostudio – Vllaznia, 1 mars, ora 15:00
Gramshi – Tirana, 2 mars, ora 12:00
Lushnja – Partizani, 2 mars, ora 12:00