Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje te Evertoni.
Sot klubi nga Premier League ka mbajtur stërvitje dhe aty mori pjesë edhe sulmuesi “kuqezi”.
Broja dhe klubi i Evertonit gjenden në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi këtë vikend kanë “pushim”, për shkak se zhvillohet kompeticioni i FA Cup.
Broja gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për shkak të lëndimeve të vazhdueshme që i ka pasur qysh nga fillimi i sezonit 2024/25.